PROVA E TOKËS- Poezi nga Agron Tufa

Tufa_Agron_XL

Gjithë verës viti ka patur dymbëdhjetë stinë!
Iku shpesëria…
Plepi i vetmuar nga elegjitë
firmosi marrëveshje me barin.
Hyri njeriu me sëpatë
dhe shijoi pak tul të bardhë plepi-
varet se si e shijoi, po,
gjithsesi, me pak dhembje në mish.
Vetëmse njeriu s’është më.
As bari.
As plepi.
Nga gjithë ky ring asgjësimi
më i fituar del bari sipri varrit.
Ivdekuri kupton tashmë
se s’është çështje sedre, por ekzistence.
Megjithatë, psherëtin për mëtejshmërinë:
sa stinë do të ketë pranvera?
Një Zot e di se ç’do të bëhet me dritën…
Një Zot e di se ç’do të bëhet me Zotin…
Ezoti bën duke zhbërë.
Shirat bien të prajshëm, epshorë
për të pohuar madhërisht mohimin.
Erëndë, e rëndë qenka prova e tokës…

[1992]

 

Leave a comment